Përbërësit
Për 4-6 persona nevojiten:
- 500-600 gr (4 gota) miell
- 2-3 gota ujë
- kripë
- 1/4 gotë vaj
- 2 gota gjalpë
- qepë të reja
- 1kg spinaq
- 1 copë djath (crumbled feta)
- 2-3 vezë
- 1/2 gotë jogurt
- 1/2 gotë qumësht
- 1/2 gote ajkë
Brumi
Miellit ia shton 3 gota ujë, 1 lugë kripë, 1/4 gote vaj dhe e
perzien. E ngjeshë mirë dhe e le të rrijë për 15-20 minuta, pastaj e ndanë në
kuleq të vegjël. Kuleqet i shtrinë ngapak, i lyen me gjalpë dhe i bën nga 3 bashkë, i le edhe 15 minuta të lëshohen përsëri. Kur të jene lëshuar i
shtrinë dhe i qet ne tepsi: e shtrine njeren pete qe t’i mbuloje edhe
skajet e tepsisë, ne mënyrë që ato skaje të kthehen sipri petes, i lynë me
gjalpë. Keshtu duke i shtri, i lyn dhe e qet gjysmen e peteve, pastaj e
hedh fillin ne mes (është mirë qe edhe petët përpara tu hedhet pak fill
ose vetëm ajkë me gjalpë.
Filli
Një kg spinaq ose edhe me
pak, grihet. I shtojmë nje qepë te grirë, kripë dhe nje gjysmë gjalpi të shkrirë, të
nxehtë. Poashtu i shtojmë një copë djath, një ajkë, dy-tri vezë, kos, qumësht dhe një-dy lugë miell qe masa mos të lëshojë ujë. Këtë fill e qet
në mes të petëve të cilat i ke shtrirë. Pjesen tjeter të petëve i qet
sipri. Piten e lyen në fund me gjalpë. E pjekë në temperaturë 250C (450F). Kur të
piqet e mbulon me një pecetë.
Recent Comments