1 tepsi mesatare. Pёr 4 – 6 persona nevojiten:
- rreth 500gr miell misri (i bluar imët)
- 2 gota kos/jogurt
- 1 copё djath
- 2 vezё
- 2 gota qumёsht
- 1 gotë ujë
- 1 pluhur pёr pastё
- 1 lugë krypё
- 1/2 luge biber të zi
- 1/4 gotë vaj ose gjalpë
- rreth 300 gram spinaq të freskët
- 2-3 qepё tё reja ose 1 qepё tё vjetёr
E grinё imët spinaqin. I qet krypё dhe biber të zi sipas shijes. Ia grinё 2-3 qepё t’reja ose 1 qepë t’vjetër (imёt). Ia shton vajin (tё nxehtë — pasi që të shkrihet e zbutë spinaqin). Nё spinaq e shton 1 copё djath (feta ose ngjashëm), 2 gota jogurt (europian), 2 gota qumёsht, 2 kokrra vezё, 1 pluhur paste, 1/2 kg miell të misrit. Krejt kёto i përzien mirё. Nёse masa ёshtё e trashë, i qet edhe 1 gotë ujë. Masa duhet të jetë e lëngshme, si qull; gjatë pjekjes trashet.
Tepsinё e lyen mirё me vaj, e futë nё furrё me u nxe. Kur nxehet tepsia mirё, e kthen masen nё te që me bo tepsia “kёsshhhh”. E pjekë deri sa tё skuqet përmbi (30 – 40 minuta) nё temperaturë tё lartё (375 F).

Leave a Reply