Fasule

Përbërësit

Për 4-6 persona nevojiten:

  • 454g (1lb) fasule të bardha të terura
  • 2-3 litra ujë (x2)
  • 1 qepë e bardhë mesatare
  • 3-4 thelba hudër
  • 1 lugë e madhe vaj
  • 1 lugë e madhe miell të bardhë
  • 1/2 lugë e madhe biber të kuq të ëmbël (jo djegës)
  • 1 lugë e madhe kripë
  • 1 lugë e vogël biber të zi

Mund të shtoni edhe: 

  • 2-3 speca të vegjël
  • 4-5 këpurdha
  • 1-2 domate 
  • 1/4 lugë e vogël biber të kuq djegës
Koha e përgatitjes: 1 orë + zbutja gjatë natës.

1. Zbuten fasulet

Fasulet e terura shpërlahen me ujë të ftohtë, pastaj vihen në tenxhere mesatare dhe lihen të zbuten në ujë gjatë natës. Të nesërmen iu ndërrohet uji dhe zihen në ujë të freskët.

2. Zihen fasulet

Fasulet e zbutura shpërlahen përsëri dhe vihen në tenxhere mbushur me ujë të freskët për t’u zier. Zierja fillon me temperaturë maksimale. Kur të kenë vluar për herë të parë, ulet temperatura dhe vazhdojnë të zihen në temperaturë të ulët për rreth 2 orë, deri sa të jenë zbutur fasulet.

3. Fërgohen qepët e specat

Në ndërkohë, grihet qepa, imët. Poashtu grihen specat dhe hudra. Fërgohen të gjitha në një fërtere me vaj në temperaturë mesatarisht të lartë: së pari shtohet qepa me hudër; pasi të zbutet qepa—rreth 5-7 minuta—shtohen specat, kripa e biberi i zi. Përzihen herë pas here që të mos digjen. Pasi të jenë zbutur të gjitha—rreth 15-20 minuta—ulet temperatura dhe iu shtohet një lugë miell. Përzihen vazhdimisht për 1 minut derisa të fillojë të skuqet mielli. I shtohet biberi i kuq dhe vazhdon përzierja me kujdes edhe për 1 minut. Pastaj shtohen disa lugë ujë të vluar nga tenxherja me pasule. Përzihet masa dhe vazhdon të zihet edhe 1-2 minuta. (Mund të shtohen edhe domate dhe këpurdha dhe të fërgohen bashkë.)

4. Fërgesa i shtohet fasuleve

Fërgesa i shtohet fasuleve në tenxhere. Fërgesa me miell e bën supën të trashet. Poashtu i jep shijen e perimeve të fërguara dhe ngjyrën e biberit të kuq. Përzihen të gjitha dhe zihen në temperaturë të ulët edhe për 10 minuta. Fasulet shërbehen të ngrohta në pjatë të thellë të supës.
 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + twenty =