Trekëndësha me purri dhe spinaq

Kjo është një recetë vegane shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme. 

Na nevojiten: 

  • 2-3 qepë të vogla të prera imët;
  • 3-4 purri të prera imët;
  • Disa qepë të reja poashtu të prera imët;
  • Spinaq
  • Një kuti petë të blera, filo;
  • Dhe shumë vaj ulliri;

Mbushja

Për të bërë mbushjen, në një fërtere të gjerë i ngrohim 2-3 lugë vaj, dhe fillojmë të fërgojmë qepët në temperaturë mesatare. I shtojmë kripë dhe biber sipas shijes, dhe i përziejmë. Kur të skuqen qepët, i shtojmë purrinjtë. I përziejmë bashkë, i mbulojmë me kapak, dhe i fërgojmë edhe disa minuta.

Pastaj i shtojmë qepët e reja dhe i fërgojme të gjitha edhe për disa minuta. Shtojmë edhe spinaqin.

E mbulojmë fërterën dhe i lëmë të fergohen të gjitha edhe për pak minuta derisa të zbutet spinaqi. 

Mbështjellja

Për t’i mbështjellë trekëndëshat, e shtrijmë një petë mbi letër alumini (ose letër për pjekje) dhe e lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri. Pastaj shtrijmë edhe një petë tjetër sipri dhe e lyejmë prapë me vaj ulliri. E palojmë në tre palë për së gjati. Vendosim një lugë mbushje në skaj dhe e palojmë petën në formë trekëndëshi (shifni videon për demonstrim).

Rradhisim trekëndëshat në një tepsi. Një kuti petë të blera bën rreth 20 trekëndësha.

I lyejmë trekëndëshat sipri me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të ngrohur 375° Fahrenheit (190° C), për 30 minuta, derisa të skuqen.

I lejmë të ftofen pak, dhe pastaj i hajmë!


Posted

in

, ,

by

Comments

One response to “Trekëndësha me purri dhe spinaq”

  1. Ylli Avatar
    Ylli

    Love these and that video makes making these look really fun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =