cornmeal pie on a cast iron skillet looking delicious

Petë misri me purri dhe spinaq (Pispili)

Frymëzuar nga receta e Mrizit të Zanave

Përbërësit: 

  • 2 1/2 gota miell misri të bluar mesatar
  • 1 gotë jogurt arrash shqeme
  • 1/8 gotë vaj ulliri
  • 2 gota ujë të vluar
  • 2-3 purrinj
  • 2-3 qepë të reja
  • 1 qese spinaq
  • kripë

Peta e poshtme

Përzieni 2 gota miell misri mesatar dhe 1 gotë ujë të valë. Shtoni pak kripë dhe disa stërpika vaj. Ngjeshni brumin dhe shtrijeni në formë të njëtrajtshme me një tepsi të lyer me vaj.

Mbushja

Fërgoni purrijtë me qepët e reja me pak vaj dhe kripë, shtoni spinaqin dhe fërgoni derisa të zbuten. Hidheni mbi petën e poshtme.

Peta e sipërme

Përzijeni 1/2 gotën e miellit të misrit me një gotë ujë të valë. Shtoni një gotë jogurt arrash shqeme dhe pak kripë. Përzijeni mirë dhe shtojani përmbi masës me purri duke i mbuluar perimet tërësisht.

Pjekeni në furrë të ngrohur 425 F, 35-40 minuta, derisa të skuqet sipri.

Related Posts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.