Llokuma

Përbërësit

  • 4 gota miell
  • 2 pako pluhur për pjekje
  • 2 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • 2-3 gota vaj luledielli ose misri (për fërgim)

Mënyra e gatimit

Brumi

Brumin e bëjmë me katër gota miell të bardhë, ose 500 gram. I shtojmë dy lugë kripë, një lugë sheqer, 2 pako pluhur për pjekje,dhe e përziejmë pak. Pastaj i shtojmë dy vezë dhe dy ose tri gota kos. Këtë masë e përziejme mirë, pastaj brumi e ngjeshim me dorë derisa të bëhet i terur dhe i butë. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëjmë ashtu në enë për gjysëm ore sa të lëshohet.

Pasi të jetë lëshuar e ngjeshim brumin edhe pak me dorë. E vendosim mbi një pecetë me miell dhe e shtriejmë me tëholluese me kujdes, deri sa të mbetet  rreth një gisht i trashë.

E prejmë në pjesë të barabarta, në formë katërkëndëshe.

Fërgimi

Në një enë të thellë i ngrohim 2-3 gota vaj luledielli, ose vaj misri. 

Në vajin e nxehtë i hedhim llokumat një nga një. E ulim zjarrin dhe e mbajmë vajin në temperaturë të ulët. Herë pas herë e shkundim enën dhe e largojmë nga zjarri – kjo ndihmon skuqjen dhe fryerjen e llokumave. 

Kur të jenë skuqur në një anë, i rrotullojmë në anën tjetër edhe i fërgojmë edhe për disa minuta. 

I nxjerrim nga vaji me kujdes dhe i shtrijmë në një enë të mbuluar me peceta letre ose letër kuzhine që t’iu thithet yndyra. Llokumat e përgaditur në këtë mënyrë nuk dojnë shumë harxh, nuk thithin shumë yndyrë dhe fryhen lehtë.

Llokumat i shërbejmë të ngrohta me djath, me reçel ose  me të dyja bashkë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − thirteen =