Hallve

Hallva është një desert i thjeshtë por shumë i shijshëm. Tek shqiptarët është përgatitur kryesisht për festa fetare ose në përkujtim të të afërmve të vdekur. Kur bëhet hallve, shtëpia merr ngrohtësi e erë të mirë.

Nevojiten:

  • 1 gotë gjalpë (ose gjalpë kokosi)
  • 2 gota miell gruri
  • Arra të bluara
  • Sherbet
    • 1 gotë sheqer
    • 2 gota ujë

Zëvendësimet:

  • Në vend të sherbetit me sheqer mund të përdoret një gotë shurup panje.
  • Në vend të gjalpës së zakonshme mund të përdoret gjalpë ose vaj kokosi.
  • (1/4 gotë vaj bimësh mund t’i shtohen gjalpës për hallve më të butë)

Thekja e miellit

Shkrijeni gjalpën në fërtere në temperaturë mesatare. Kur të ngrohet gjalpa, i shtohet mielli pak nga pak duke u përzier me lugë druri deri sa të tretet në yndyrë. Ulet temperatura dhe vazhdon skuqja e miellit duke u përzier me kujdes që të mos digjet, për rreth 30 minuta, deri sa të merr ngjyrë të kaftë të mbyllur. Mund t’i shtohen arra dhe bajame të bluara dhe të skuqen edhe pak së bashku.

Përzierja me sherbet

Në një tenxhere qiten sheqeri dhe uji dhe zihen së bashku (ose zëvendësohen me shurup panje).

Kur të skuqet mielli mjaftueshem, i ulet zjarri dhe i qitet sherbeti ngadalë, duke e përzier vazhdimisht që të mos bëhet dromca. Fiket zjarri.

Pasi të ftohet pak, formësohet me lugë nëpër pjata për shërbim ose shtrihet në një enë dhe prehet në katërkëndësha. Mund t’i shtohet sheqer dhe arra sipri për dekorim. Hahet e freskët dhe ndahet me të afërm.

Kur të mbaron hallve, të plotësohet ndonjë deshirë. Edhe ëndrra të del për mirë.

Mami, Janar ’23

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.