Kjo është një recetë vegane shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme.
Na nevojiten:
- 2-3 qepë të vogla të prera imët;
- 3-4 purri të prera imët;
- Disa qepë të reja poashtu të prera imët;
- Spinaq
- Një kuti petë të blera, filo;
- Dhe shumë vaj ulliri;
Mbushja
Për të bërë mbushjen, në një fërtere të gjerë i ngrohim 2-3 lugë vaj, dhe fillojmë të fërgojmë qepët në temperaturë mesatare. I shtojmë kripë dhe biber sipas shijes, dhe i përziejmë. Kur të skuqen qepët, i shtojmë purrinjtë. I përziejmë bashkë, i mbulojmë me kapak, dhe i fërgojmë edhe disa minuta.
Pastaj i shtojmë qepët e reja dhe i fërgojme të gjitha edhe për disa minuta. Shtojmë edhe spinaqin.
E mbulojmë fërterën dhe i lëmë të fergohen të gjitha edhe për pak minuta derisa të zbutet spinaqi.
Mbështjellja
Për t’i mbështjellë trekëndëshat, e shtrijmë një petë mbi letër alumini (ose letër për pjekje) dhe e lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri. Pastaj shtrijmë edhe një petë tjetër sipri dhe e lyejmë prapë me vaj ulliri. E palojmë në tre palë për së gjati. Vendosim një lugë mbushje në skaj dhe e palojmë petën në formë trekëndëshi (shifni videon për demonstrim).
Rradhisim trekëndëshat në një tepsi. Një kuti petë të blera bën rreth 20 trekëndësha.
I lyejmë trekëndëshat sipri me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të ngrohur 375° Fahrenheit (190° C), për 30 minuta, derisa të skuqen.
I lejmë të ftofen pak, dhe pastaj i hajmë!
Love these and that video makes making these look really fun.