- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1-2 qepë
- 2-3 thelba hudër
- 2-3 karrota
- 1-2 speca
- 1/2 kig mish pule
- 1l lëng mishi (chicken broth)
- 2 vezë
- Fide pasta
I prenë mesatarisht të vogla qepën, hudrën, karrotat, specat dhe i fërgon bashkë për disa minuta në vaj ulliri. Ia shton copat e pulës së prerë në katrore të vogla. I fërgon edhe 5-10 minuta deri sa të skuqet mishi. I shton krypë dhe biber sipas shijes. Ia shton lëngun e mishit edhe i vlon në temperaturë të ulët për 20-30 minuta. E ulë temperaturën edhe i shton dy vezë të plota, i përzien lehtë në supë. I shton edhe pak fide edhe e len me nejtë 2-3 minuta. E servon të ngrohtë.
