Pite me spinaq

Për 4-6 persona nevojiten:

  • 500 gr (4 gota) miell
  • 2-3 gota ujë të vakët
  • 1-2 lugë kripë
  • 2-3 lugë vaj
  • 2 gota gjalpë
  • qepë të reja
  • 1kg spinaq
  • 1 copë djath (feta)
  • 2-3 vezë
  • 1/2 gotë jogurt
  • 1/2 gotë qumësht
  • 1/2 gotë ajkë

Brumi

Miellit ia shton 2 gota ujë të vakët, 1 lugë kripë, 2-3 lugë vaj dhe e përzien. E ngjeshë mirë dhe e le të rrijë për 15-20 minuta, pastaj e ndanë në kuleq të vegjël. Kuleqët i shtrinë ngapak, i lyen me gjalpë dhe i bën nga 3 bashkë, i le edhe 15 minuta të lëshohen përsëri. Kur të jenë lëshuar i shtrinë dhe i qet në tepsi: e shtrinë njerën petë që t’i mbuloje edhe skajet e tepsisë, në mënyrë që ato skaje të kthehen sipri petës; i lyen me gjalpë. Kështu duke i shtri, i lyn dhe e qet gjysmën e petëve, pastaj e hedh fillin në mes (është mirë që edhe petëve përpara t’u hedhet pak fill ose vetëm ajkë me gjalpë.

Filli

Një kg spinaq ose edhe më pak, grihet. I shtojmë një qepë te grirë, pak kripë dhe një gjysmë gjalpi të shkrirë, të nxehtë. Poashtu i shtojmë një copë djath, një ajkë, dy-tri vezë, kos, qumësht dhe një-dy lugë miell që masa të mos lëshojë ujë. Këtë fill e qet në mes të petëve të cilat i ke shtrirë. Pjesën tjetër të petëve i qet sipri. Piten e lyen në fund me gjalpë. E pjekë në temperaturë 190 C (375 F). Kur të piqet e mbulon me një pecetë.


Posted

in

,

by

Tags:

Comments

One response to “Pite me spinaq”

  1. Kysmet Avatar
    Kysmet

    Brumi: 500-600 gr miell, i hedh 2-3 gota uje, pak krip pak vaj dhe e perzien, e ngjeshe mire, e le ashtu per 15-20 minuta, pastaj e ndane ne kuleq te vegjel.kuleqet i shtrine ngapak i lyen me gjalpe dhe i bene nga tre bashk, i le edhe 15 minuta te leshohen perseri. Kur te jene leshuar i shtrine dhe i qet ne tepsi: e shtrine njeren pete qe t’i mbuloje edhe skajet e tepsise, ne menyre qe ato skaje te kthehen sipri petes. i lyne me gjalpe. Keshtu duke i shtri, i lyn dhe e qet gjysmen e peteve, pastaj e hedh fillin ne mes (eshte mire qe edhe petet perpara tu hedhet pak fill ose vetem ajke me gjalpe.

    Filli: nje kg spinaq ose edhe me pak, grihet, i hedhim nje qepe, krip dhe nje gjysme gjalpi te shkrire,te nxehte. Poashtu i hedhim nje cope djath, nje ajke dy-tri veze, pak kos pak qumesht dhe njedy luge miell qe masa mos te leshoje uje. kete fill e qet ne mes te peteve te cilat i ke shtrire. Pjesen tjeter re peteve i qet sipri. Piten e lyen ne fund me gjalpe. e pjeke ne zjarr 250(450) kur te piqet e mbulon me nje pecete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − two =