Pallaqinka

Përbërësit

  • 1.5 gota miell gruri
  • 1 lugë e madhe niseshtë
  • ¼ lugë e vogël krypë
  • 2 lugë të mëdhaja vaj
  • 1 gotë qumësht i bimës
  • 1 gotë ujë
  • Vaj ose gjalpë vegan për fërgim

Për të bërë brumin, e përziejmë një gotë e gjysëm miell gruri me pak krypë dhe me një lugë niseshte. I shtojmë një gotë qumësht bimësh, një gotë ujë dhe dy lugë të mëdhaja vaj. I përziejmë tё gjitha bashkё derisa tё bёhet brumi si qull i hollë dhe i rrjedhshëm. 

Për të pjekur petët, ngrohim një fёrtere dhe e lyejmë pak me vaj që të mos ngjitet brumi. E hedhim një garuzhdë me brum dhe e rrotullojmë përreth fërteres që të shpërndahet njëtrajtshëm.

E vejmë në zjarr mesatar për rreth dy-tre minuta derisa të thahet brumi, pastaj e rrokullisim petën në anën tjetër dhe e pjekim edhe për disa minuta. E bartim në një pjatë të gjerë, e mbulojmë me kapak dhe e përsërisim të njejtin proces derisa të mbaron brumi. 

Kjo sasi e brumit bën rreth gjashtë deri tetë pallaqinka. 

Ashtu tё nxehta mund të hahen të ëmbla me reçel e fruta, apo të njelmëta me perime të ndryshme, sipas imagjinatës dhe dëshirave tuaja.

Video e shkurtër e procesit.

Posted

in

,

by

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 7 =